Premier League, City vazhdon startin perfekt, 3-1 ndaj West Ham

28/08/2016 00:00

Pep Guardiola vazhdon startin perfekt në kampionatin anglez. Skuadra e tij, Manchester City arriti fitoren e tretë në aq ndeshje pasi mposhti në shtëpi londinezët e West Ham 3-1.

“Qytetarët” e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht Sterling në minutën e 7 e më pas Fernandinho në të 18-n i dhanë qetësi skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, West Ham gjen golin me Antonion, por shpresat për ndonjë rezultat pozitiv u shuan nga Sterling që shënon golin e tretë për të tijtë dhe të dytin personal në minutat e fundit të ndeshjes.

Falë kësaj fitoreje, City merr kryesimin e kampionatit falë golaverazhit, ndërsa është me pikë të njëjta me Chelsean dhe Manchester United.

Ndeshja e ardhshme e trajnerit spanjoll do të jetë kundër United ku do të përballet me rivalin Jose Mourinho.

Top Channel