Tiranë, nuk i qëndruan policisë në postbllok, arrestohen me armë

28/08/2016 00:00

Tre persona nga Tirana u ndaluan nga policia të dielën në një aksion që u filmua nga kalimtarët në rrugë në zonën pranë liceut.

Sipas policisë, ata po udhëtonin me një mjet tip Jeep dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort në Mullet.

Policia u vu në ndjekje por ata nuk i ndaluan një patrulle dhe hodhën nga mjeti një armë.

Më pas u ndaluan dhe u arrestuan në flagrancë nga një tjetër patrullë policie.

Top Channel