Rikthimi i Cavanit? De Laurentis: Milik e Gabbiadini më tepër mundësi

28/08/2016 00:00

Zhurma e krijuar me largimin Gonzalo Higuainit drejt Juventusit mund të zhduket në sfond nëse në San Paolo mbërrin El Matador.

Te Napoli presim me padurim një emër të madh për sulmin. Pasi u sfumuan njëri pas tjetrit Icardi, Diego Costa, Bacca, Kalinic, Luiz Adriano apo Tevez, blerja e Cavanit mund të jetë qershia mbi torte në fund të një merkatoje turbulluese.

Presidenti i Napolit po provon gjithçka për t’i bërë një dhuratë të çmuar tifozerisë napolitane, por duket se ai do t’u lërë më tepër mundësi dyshes Gabbiadini e Milik. Ky i fundit bërë një ndeshje të mirë duke shënuar dy herë në portën e Milanit në ndeshjen e javës së dytë të Serisë A.

“E kam thënë gjithnjë, kemi nevojë për të rinj dhe ata që kanë ardhur këtë vit do të kontribuojnë fort për Napolin. Duke folur për sulmin besoj se Gabbiadini e Milik kanë mundësi shumë të mira për të gjetur përkushtimin tek Napoli”, ka deklarua ai pas zërave për një rikthim të mundshëm të Cavanit.

Top Channel