Shënon Armando Sadiku, Zyrihu fiton 3-1

28/08/2016 00:00

Armando Sadiku jep kontributin e tij në fitoren 3-1 të Zyrihut në ndeshjen e javës së 6 në Divizionin e dytë në kampionatin zviceran ndaj Shafhauzen.

I rikthyer në këtë skuadër pas sezonit të përjetuar të Vaduz, sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi emrin e tij mes shënuesve të Zyrihut në këtë përballje.

Armando Sadiku shënoi golin e dytë të kësaj ndeshjeje në minutën e 51’ të sfidës dhe të katërtin personal në këtë sezon të ri të Divisionit të dytë të kampionatit helvet.

Për t’u theksuar është se Zyrih kryeson në renditjen e përgjithshme të kampionatit pas 6 ndeshjeve të luajtura me 16 pikë.

Top Channel