Diamond League; Jebet rekord ne 3000 m me pengesa

28/08/2016 00:00

Vetëm 1 javë pasi i dhurioi Baherinit medaljen e parë të artë Olimpike, Ruth Jebet bëhet serish protagoniste ne sportin e atletikes pasi vendosi rekord botëror në garën e 3000 m me pengesa.

Në Diamond League të Parisit, atletja adoleshente arriti të vendosë këtë rekod të ri duke e përshkuar këtë distancë me kohën 8 minuta 52 sekonda e 78 të qindtat. e dyta u rendit keniania Jepkemoi, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua amerikania Coburn.

Në garën e 200 m për femra triumfi i shkoi holandezes Dafne Shipers me kohën 22.13 sekonda duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë britaniken Dezire Henri dhe amerikanen Xhena Prandini.

Në kërcimin me shkop për meshkuj, fitoi francezi Renod Lavileni që kaloi lartësinë prej 5.93 m. Në vendin e dytë u pozicionua amerikani Sem Kendriks, ndërsa në vendin e tretë u rendit atleti cek Jan Kudlicka.

Në 1500 m për femra, ishte britanikja Lora Muir ajo që fitoi me kohën 3 minuta 55 sekonda e 22 të qindtat. Keniania Kipjegon u mjaftua me vendin e dytë, ndërsa në të tretin u pozicionua atletja holandeze Sifan Hassan.

Tomas Uolsh shkëlqeu në garën e hedhjes së gjyles për meshkuj duke e fituar atë me 22 m. Në vendin e dytë u rendit kampioni olimpik i kësaj disipline amerikani Rajan Crouser me një hedhje prej 21.99 m, ndërsa i treti u rendit Kërt Roberts edhe ky nga SHBA.

Në 100 m me pengesa për femra, amerikania Kendra Harrison mori më të mirën teksa e mbylli këtë garë në vendin e parë e me 12.44 sekonda duke lënë pas bashkëkombasen e saj Harper-Nelson, ndërsa e treta u rendit Ofili nga Britania.

Top Channel