Shkodran Mustafi tek Arsenal; Wenger: Marrëveshja brenda 48 orëve

28/08/2016 00:00

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka konfirmuar se blerja e dyshes Shkodran Mustafi dhe Lucas Perez, e cila kushton 50 milionë paund, do të përmbyllet brenda 48 orëve të ardhshme.

Dyshja ka qenë të premten në Londër ku kanë zhvilluar edhe vizitat mjekësore, të cilat i kanë përfunduar. Tashmë pritet vetëm përcaktimi i detajeve të marrëveshjes para se palët të hedhin firmat mbi kontratë.

Shkodran Mustafi, mbrojtësi qendror më i kërkuar këtë verë, pritet të bëhet pjesë e Arsenal nga Valencia për një shumë e cila mund të shkojë deri në 35 milionë paund.

Top Channel