Krujë, asgjësohen 6200 rrënjë hashash

28/08/2016 00:00

Policia gjeti 16 parcela të vogla të kultivuara me hashash në zonën e fshatit Shkretë në Krujë. Parcelat ishin fshehur në mes të zonës së pyllëzuar që ishte pastruar nga pemët për të mbjellë lëndën narkotike.

Policia preu 6200 rrënjë hashash, të cilat u shkatërruan me anë të zjarrit.

Drejtoria e Policisë së Durrësit njofton se në vendin e ngjarjes nuk gjeti kultivuesit, por ka nisur hetimin për identifikimin e tyre.

Top Channel