Pranga 55-vjeçarit, dhunoi nënën 101 vjeçe 

28/08/2016 00:00

Një 55-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar të shtunën për dhunë në familje, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 101 vjeçare.

Burime nga policia bëjnë me dije se 55-vjeçari i arrestuar është Faik Alla, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, H. Alla, 101 vjeçe.

Është ende e paqartë se cilat kanë qenë shkaqet që kanë çuar 55-vjeçarin të ushtrojë dhunë mbi 101-vjeçaren, por bëhet e ditur se ngjarja e ndodhur në banesën e tij ka pasur motive të dobëta.

Pas arrestimit policia e Bulqizës ia ka kaluar materialet proceduriale Prokurorisë së Dibrës, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel