Letra prekëse e një zjarrfikësi për vogëlushen që humbi jetën

27/08/2016 00:00

Një mori arkivolësh u rreshtuan këtë të shtunë në pallatin e sportit të qytetit Arkuata, për t’u bërë homazhe viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi të mërkurën Italinë.

Njëri prej tyre mbante trupin e vogëlushes Giulia Rinaldo, e cila vdiq duke mbrojtur motrën e vogël me trupin e saj.

Një nga zjarrfikësit që punoi për nxjerrjen e trupit të saj nga gërmadhat kishte vendosur mbi arkivol një letër ku i kërkonte asaj falje që kishte mbërritur aq vonë, shoqëruar me shenjën e zemrës.

“Tjeta vogëlushe, unë dhash vetëm një ndihmë të vogël për të të nxjerrë nga ai burg gërmadhash.

Më fal nëse erdhëm vonë, për fat të keq ti nuk merrje më frymë.

Por dua që ti ta dish, atje lartë ku je tani, se bëmë gjithçka për të të nxjerrë prej andej.

Kur të kthehem në shtëpinë time në L’Akuila e di që një ëngjëll do të më shohë nga qielli dhe që natën do të kthehet në një yll që shndrin.

Lamtumirë Giulia, edhe pse nuk më ke njohur kurrë, unë të dua shumë. Andrea”, thuhet në letrën e zjarrfikësit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel