Pogradec, largohen nga shtëpia 3 vajza; kërkime nga policia

27/08/2016 00:00

Agjentë të komisariatit të policisë së Pogradecit kanë nisur kërkimet për tre vajza adoleshente, që rezulton të jenë larguar nga banesa e tyre.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ka qenë babai i vajzave, shtetasi me inicialet B.Ç, që ka denoncuar zhdukjen e të bijave.

Sipas burimeve, adoleshentet të moshave 16 dhe 14 vjeç e të identifikuara me inicialet B.Ç dhe L.Ç janë larguar nga shtëpia së bashku me një fqinjen e tyre moshatare.

Burimet shtojnë se uniformat blu po kryejnë kërkime për gjetjen e tyre.

Top Channel