Haxhinasto inspekton punimet ne bypass-in e Fierit

27/08/2016 00:00

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të punimeve në bypass-in e Fierit, pikërisht në zonën e Mbrostarit dhe Daullasit tha se punimet këtu duhet të kishin përfunduar në prill të këtij viti.

Vonesat e shkaktuara si pasojë e prblemeve me shpronësimet janë bërë shkak për bllokimin dhe pezullimin e punimeve.

Sipas ministri Haxhinasto, qeveria shqiptare është duke punuar për studimin e fizibilitetit të zonës ku priret të ndërtohet edhe aeroporti i jugut të vendit, ndërsa për rrugën e Arbrit ai tha se po merret në shqyrtim oferta e një kompanie kinize, ndërkohë që në garë janë edhe kompani të tjera, ndër të cilat nuk mungojnë edhe ato shqiptare.

Bypass-i në hyrje të Fierit është nyja më e rëndësishëme lidhëse nga autostrada Lushnje-Fier për të vijuar në pjesën Levan-Tepelenë dhe Levan-Vlorë.

Top Channel