F1, Rosberg fiton “pole position” në Spa; ndjek Verstappen dhe makinat Ferrari

27/08/2016 00:00

Nico Rosberg do të niset i pari nesër, në Çmimin e Madh të Belgjikës. Piloti i Mercedesit la pas Max Verstappen (Red Bull) dhe dy makinat Ferrari, duke shënuar “pole position”-in e tretë radhazi.

Duhet të kënaqet me vendin e pestë piloti tjetër i Red Bullit, Daniel Ricciardo.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, për shkak të penalitetit, do të niset nga vendi i fundit.

Top Channel