Merkatoja e Interit, zikaltrit shpenzojnë 118 mln euro

27/08/2016 00:00

Inter arriti që gjatë kësaj vere të sigurojë edhe shërbimin e Joao Mario-s dhe Gabigol për ta çuar në 118  milionë euro shifrën e shpenzuar në merkaton e transferimeve, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1999. Në atë kohë, Interi me president Massimo Moratti-n shpenzoi rreth 150 milionë euro për blerje futbollistësh.

Nga këto 118 milionë Euro, 72.5 milionë Interi i përdori për blerjen e Gabigol dhe Joao Marios, 22 milionë për Cendreva-n, 6 për Ansaldin, ndërsa pjesa tjetër është përdorur për blerjen e përfundimtarëve të lojtarëve të marrë me huazim nga skuadra të tjera.

Ndërsa në vitin 1999, kur u shpenzuan 150 milionët, që është një rekord për Interin, 45 milionë u paguan për Vierin, ndërkohë që bashkë me të erdhën edhe futbolliste të tillë si Peruzzi, Sedorf, Cordoba, Panucci, Serena, Blanc apo Jugovic.

Top Channel