Zjarri përfshin një zonë me shkurre në Gramsh

27/08/2016 00:00

Përveç situatës së rënduar nga flakët pranë Shëngjinit, të cilat vazhduan edhe gjatë natës me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për t’i shuar, zjarri ka përfshirë edhe një zonë me shkurre në Harunas, Gramsh.

Rasti është përcjellë në “Ti Raporton” në Top Channel nga një person mëngjesin e së shtunës, i cili ka dërguar edhe pamje.

Megjithatë, fatmirësisht zjarri është neutralizuar me ndërhyrjen e vetë banorëve të zonës dhe situata aktualisht nuk paraqitet problematike.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel