Nisje perfekte e Bajernit të Ancelotti-it, fitore tenistike ndaj Verderit (VIDEO)

26/08/2016 00:00

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte ndeshja e parë në Bundesligë për Bajernin e drejtuar tashmë nga italiani Carlo Ancelotti; fitore 6-0 ndaj Verder Bremen.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë treguar që në ndeshjen e parë forcën e tyre. Një tripletë nga polaku Lewandoweski, e tre gola të tjerë nga Alonso, Lahm e Ribery, kanë bërë që lojtarët e Verderit të largohen me kokën ulur nga “Allianz Arena”.

Një ndeshje perfekte thuajse në të gjitha drejtimet, ekip që funksionon në të gjitha repartet, kontroll topi, raste të shumta për shënim, e më e rëndësishmja në një ndeshje futbolli, shënimi i golave. Ky ishte Bajerni i ndeshjes së parë, që sigurisht i ka treguar rivalëve të Bundesligës që do ta kenë tejet të vështirë t’i thyejnë të paktën edhe për këtë sezon.

Ditën e shtunë e të diel do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së parë të Bundesligës, ku binë në sy takimet Dortmund-Mainz e Mynshengladbah-Leverkuesen.

Top Channel