Bukuroshja suedeze ‘sfidon’ Ibra-n (VIDEO)

26/08/2016 00:00

Pak kohë më parë Zlatan Ibrahimovic deklaroi largimin nga kombëtarja e Suedisë. Ishte një humbje e madhe për kombëtaren nordike. Por kur kanë kaluar vetëm pak kohë nga ky vendim, tifozët suedezë duket se kanë gjetur ngushëllim te modelja Astrid Ericsson.

26-vjeçarja është një modele e famshme në Suedi, por së fundmi ajo ka treguar se është e aftë edhe në lojën me top.

Astrid ka treguar se ka aftësi fantastike në xhonglimin e topit dhe këtë e ka treguar më së miri në një video të postuar së fundmi në internet.

Bukuroshja bjonde xhonglonte topin në breg të detit ndërsa mbante veshur bikini të zeza dukej tejet sensuale.

Top Channel