SHBA, Palin kritikon Trump: Mjaft me qëndrime “e lagu, s’e lagu”

26/08/2016 00:00

Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin ka paralajmëruar Donald Trump për një “zhgënjim masiv” nëse ai tërhiqet nga plani i tij për të dëbuar emigrantët e paligjshëm.

Kandidati republikan për president ka dhënë sinjale se do ta zbusë politikën e tij të emigracionit, që ishte në fokus të fushatës së tij përgjatë zgjedhjeve primare.

Në vend të premtimit të hershëm, se do të dërgonte në shtëpi 11 milionë emigrantët ilegalë që jetojnë në SHBA, tani ai thotë se vetëm kriminelët do të largohen.

Mbështetja e zonjës Palin për Trump, e shprehur në janar, u konsiderua si një lëvizje e befasishme. Ajo tregoi se, njësoj sikurse ndodhi me kandidatin John McCain në vitin 2008, sërish ka aftësinë që të joshë elektoratin në favor të republikanëve.

Por ditën e premte ajo tha për “Wall Street Journal” se, qëndrimet “e lagu, s’e lagu” të mbajtura së fundmi nga Trump për çështje të rëndësishme do të çojnë në një “zhgënjim masiv”.

“Disa pjesë të fjalimit të Trump që dëgjuam javën e fundit nuk janë fare në përputhje me qëndrimet dhe mesazhet e tij që mbështetësit kanë dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe”, deklaroi Palin.

Top Channel