Bebe Rexha: Endrra ime u bë realitet

26/08/2016 00:00

“Ëndrra ime u bë realitet”, kështu nis postimi i radhës i bërë në llogarinë e “Instagram”-it të Bebe Rexhës. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se do të jetë një nga prezantueset e “VMAs” në “MTV”.

Artistja e shumë hiteve muzikore, e cila po pushton tregun muzikor në botë, shprehet tepër e lumtur për pjesëmarrjen e saj në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në botë.

“Ëndrra ime u bë realitet. Do të prezantoj “MTV Video Music Awards” këtë të diel në vendlindjen time në Madison Square Garden. Surreale”, shkruan në postimin e saj artistja.

Top Channel