Inter, goditje të dyfishtë në merkato, Gabigol e Joao Mario

26/08/2016 00:00

Gabriel Barbosa nga Santos dhe Joao Mario nga Sportingu i Lisbonës mund të konsiderohen lojtarë të Inerit dhe për këtë mungon vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi brazilian i njohur si Gabigol ka mbërritur në Milano për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të mbarrijë edhe mesfushori portugez.

Edhe pse  drejtuesit e Interit kishin si opsion muajin janar për transferimin e sulmuesit të Santosit, trativat janë përshpejtuar duke dashur të mos rrezikojnë, pasi klubet e interesuara për 19-vjecarin ishin të shumtë. Ende nuk dihen detajet e kontratës dhe paga që do përfitojë Gabigol. Për brazilianin Interi do të paguajë 25 milionë euro.

Ndërkohë po në orët në vazhdim pritet të firmosë kontratën dhe mesfushori Joao Mario. Portugezi prej kohësh ishte vënë në qendër të vëmendjes nga ana zikaltërve dhe më në fund misioni u realizua me sukses. Për 23-vjeçarin, Interi do të derdhë në arkat e Sportingut të Lisobonës 45 milionë euro.

Kështu Interi mbyll më këta dy futbollistë sezonin e transferimeve që duhet t’ua lërë vendin rezultateve pozitive.

Top Channel