Mbytja e dy kushërinjve, procedim administratorit të tokës dhe 2 ish-zyrtarëve

25/08/2016 00:00

Policia e Korçës ka vijuar hetimet në lidhje me mbytjen e disa ditëve më parë të dy kushërinjve në rezervuarin e fshatit Qatrom.

Kështu, inspektorët e seksionit kundër korrupsionit kanë nisur procedimin penal ndaj administratorit të kompanisë që menaxhon tokën, 53-vjeçarit me inicialet V.K.

Personi në fjalë akuzohet për veprën penale “shpërdorim të tokës”, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kompania e tij ka patur mangësi në dokumentacionin për menaxhimin e zonës ku ndodhet rezervuari ku humbën jetën dy të rinjtë dhe njëkohësisht për mënyrën e shfrytëzimit të saj.

Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë për ish-kryetarin e komunës së Drenovës, F.S, si dhe administratorin e njësisë administrative të Drenovës, M.M.

Dy ish-zyrtarët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kanë marrë masat e nevojshme për kontrollin e ushtruar në territorin e kësaj njësie që përfshin edhe rezervuarin. Aktualisht hetimet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

Top Channel