Në ndihmë të Erjonit, shqiptarët organizohen për kthimin në atdhe

26/08/2016 00:00

Ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti vazhdojnë operacionet e kërkimit të personave të zhdukur, shqiptarët me banim në Itali kanë filluar të organizohen. Përveç vullnetarëve shqiptarë që po bashkëpunojnë me forcat e mbrojtjes civile në vend, familjet e emigrantëve që kanë mbetur pa strehë patën mbështetjen dhe ndihmën e bashkatdhetarëve.

Disa prej tyre rrëfejnë se për fat të mirë shumë shqiptarë me familjet ndodhshin me pushime në atdhe, ku do shkonte pas disa ditësh edhe Erion Toro i cili humbi jetën gjatë tërmetit. Bashkeshortja e tij, e rrethuar nga të afërmit, ndodhet e shtruar në spitalin e Aquilës

Pritet ndërkohë që autoritetet italiane të kryejnë proçedurat e nevojshme dhe të japin aprovimin për kthimin në atdhe të trupit të viktimës.

Për të ndihmuar familjen e tij, së pari për shpenzimet e transportit, disa përfaqësues shoqatash po mendojnë të organizojnë një mbledhje donacionesh që mund të nisë shumë shpejt.

Top Channel