Europa League, Ansi Agolli përballë Fiorentinës

26/08/2016 00:00

Mesditën e së premtes është hedhur shorti i Europa League për fazën e grupeve, ku skuadra e Karabak me të cilën luan lojtari i kombëtares kuqezi, Ansi Agolli, do të jetë në grupin J, së bashku me Fiorentinën, PAOK-un dhe çekët e Liberecit. Ky është verdikti i shortit të Europa League.

Për shkak të koeficientit të skuadrave, shorti evitoi një përplasje mes dy pretendentëve të këtij sezoni United dhe Inter, kjo e fundit skudra me të cilën Mourinho fitoi tripletën në sezonin 2009-2010.

Skuadrat italiane duhet të kenë mbetur të kënaqura nga goglat e hedhura në Nion të Zvicrës, pasi i kanë vendosur ato në grupe me skuadra të kalueshme. Roma është në grupin E, së bashku me Austrinë e Vienës, Viktoria Plzen dhe rumunët e Astras.

Ndërkohë, Interi duhet ta ketë të lehtë synimin për të kaluar si i pari i grupit, pasi do të përballet me Sparta Pragën, Sauthemptonin dhe ekipin izraelit Hapoel Shiva.

Sezoni i ri i Europa League do të startojë me 15 shtator dhe vetëm 2 skuadrat e para të grupeve do të kalojnë në fazën tjetër. Finalja e madhe e këtij kompeticioni do të luhet majin e ardhshëm në “Friends Arena” të Stokholmit.

Top Channel