Arrest me burg për manovratorin dhe përgjegjësin e turnit të Sharrës

26/08/2016 00:00

Manovratori i firmës 3R, që operon në landfillin e Sharrës, Edmond Kallari dhe shefi i turnit, Dëfrim Hakrama, do të vazhdojnë të hetohen nën masat e sigurisë arrest me burg për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj në vendgrumbullimin e plehrave.

Ky ka qenë vendimi që dha mesditën e së premtes Gjykata e Apelit ndaj dy të arrestuarve për këtë ngjarje.

Sipas prokurorisë, 17-vjeçari është shtypur nga ekskavatori që drejtohej nga Edmond Kallari, ngjarje kjo e ndodhur gjatë natës kur përgjegjës turni ka qenë Dëfrim Hakrama.

Të dy të pandehurit kanë mohuar të ishin në dijeni mbi prezencën e të riut në vendgrumbullimin e plehrave ku operonte ekskavatori.

Top Channel