Ambasada autorizon atdhesimin e viktimës së tërmetit

26/08/2016 00:00

Ambasada shqiptarë në Romë njofton se gjatë ditës së premte ka dhënë autorizimin për kthimin në Shqipëri të trupit të të ndjerit, Erjon Toro, që humbi jetën nën rrënojat e banesave që u shembën nga termeti që tronditi qendrën e Italisë.

Ndërkohë, në lidhje me 7 shtetasit e tjerë shqiptarë që u plagosën nga tërmeti, ambasada shqiptare në Rome njofton se 5 prej tyre kanë lënë spitalet, ndërsa vazhdojnë të marrin ndihmë mjekesore vetëm dy prej tyre, një në spitalin Gemelli të Romes dhe një në spitalin e Rietit.

Ndërkohë, nuk ka të dhëna të reja për lëndimin e shtetasve të tjerë shqiptarë nga pasojat e tërmetit.

Top Channel