Drejtori i ri i TKOB-së, paraqiten dy kandidatura

26/08/2016 00:00

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor ka shpallur konkursin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ky konkurs u shpall pas dorëheqjes që dha Ilir Kerni, i cili mbajti këtë post që prej vitit 2013, menjëherë pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.

Kerni ka shprehur pakënaqësi për buxhetin e akorduar institucionit që ai drejtonte. Pas studimit të dosjeve të aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët, komisioni i propozoi ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Kandidatura e parë është Zana Çela, e cila e ka mbajtur edhe më herët këtë post dhe nga i cili u largua në vitin 2003 dhe kandidatura e dytë është tenori Josif Gjipali.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka pranuar  propozimet e komisionit dhe pritet që vendimi të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, ditën e mërkurë.

Top Channel