Historia e trishtë e dy binjakëve

26/08/2016 00:00

Kur lindën, ishin aq identikë sa mamaja e tyre e kishte të vështirë t’i njihte, sot janë aq ndryshe sa askush nuk i beson që janë identikë.

Kjo është historia e trishtë e Adam dhe Neil Pearson, dy binjakë që jetë u kishte rezervuar surpriza të pakëndshme. Sot janë 31-vjeçarë dhe i pari vuan që fëmijë nga një formë tumori jo kancerogjen që rritet në mënyrë të pakontrolluar në trupin e tij.

Neil vuan nga e njëjta formë tumori, por që nuk i ka prekur fytyrën. Në vend të kësaj ai vuan nga epilepsia dhe humbja e kujtesës, aq sa shpesh nuk mban mend çfarë dite është apo njerëzit që ka pranë.

Binjakët vuajnë nga ajo që në mjekësi njihet si NF1, ose tipi 1 i neurofibromatozës, çrregullim gjenetik që prek një në 3 mijë persona. Rasti i tyre ka habitur mjekët, sepse është i pari rast në i këtij çrregullimi që prek në forma të ndryshme dy binjakë. 

Top Channel