Betejë titanësh…për një peshk

26/08/2016 00:00

Arinjtë nuk kanë qejf që të ndajnë me të tjerët ushqimin, madje as me llojin e vetë dhe si hamës të mëdhenj, janë gati të luftojnë për ta mbrojtur këtë ‘parim’.

E tillë ishte skena e filmuar nga fotografi i natyrës, Giuseppe D’Amico në Rusi, ku dy arinj u ndeshën për kontrollin e rrjedhës së një lumi, ku që të dy kishin zbritur për të peshkuar.

“Beteja zgjati rreth 5 minuta dhe në fund nuk pati asnjë fitues. Arinjtë u ndanë dhe njëri vijoi të kërkojë për salmon në krykëderdhjen e lumit, ndërsa tjetri u rikthye në pyll”, thotë D’Amico.

Fotot janë shkrepur në Parkun e Liqenit Kurile, i njohur si një ndër liqenet më të pasura në botë me salmon.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel