Tiranë, arrestohet shtetasi i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në autobus

26/08/2016 10:55

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit Erion  Duçka, i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një autobus, në orët e para të ditës së djeshme.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi rreth orës 03:40 të datës 25.08.2016 në rrugën “Gjolek  Kokona”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R. Shtetasi Erion Duçka dyshohet se menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t’u larguar.

Top Channel