Steven Seagal provon karotën bjelloruse

26/08/2016 00:00

Në rolet që shpesh e kemi parë, nuk e ha karotën kollaj, por gjatë vizitës në Bjellorusi e bëri pa u menduar dy herë.

Steven Seagal, aktori i famshëm hollivudian i filmave aksion, ndodhet në republikën ish-sovjetike si pjesë e detyrës që ka si këshilltar i një kompanie që prodhon video-lojëra kompjuterike.

Por gjatë ndalimit në Minsk, mori një ofertë që nuk mund ta refuzonte nga vetë presidenti i bjellorus, Alexander Lukashenko.

Ky i fundit e ftoi aktorin që të shijonte prodhimet bio të fermës së tij, një karotë bjelloruse. Nuk u mendua dy herë dhe e hëngri karotën e qëruar nga vetë presidenti.

Mes frutave atij iu dha edhe një shalqi, që duhet të konsiderojë ta konsumojë para se të kthehet në SHBA, pasi ky produkt nuk figuron në listën e Departamentit të Agri-kulturës për produktet bujqësore që mund të importohen nga Bjellorusia.

Top Channel