Kylie: Gjoksi i madh? E kam nga hormonet (Fotot)

26/08/2016 00:00

Kylie Jenner ka përgënjeshtruar zërat se ka bërë operacion gjoksin, pasi në Twitter “shpërthyen” komentet mbi një foto ku 19-vjeçarja duket me një gjoks shumë më të madh.

Por, vetë ajo thotë se ky ndryshim ka ndodhur për faj të hormoneve: “Është ajo periudha e muajit. Do të shfryhen shpejt dhe do të jetë një ditë shumë, shumë e trishtë”.

Por, përdoruesit e internetit janë të bindur se ajo ka bërë operacion, pasi disa ditë më parë tha se nuk do të jetë aktive në rrjetet sociale për shkak të një helmimi me ushqimin.

Sipas ndjekësve të saj, helmimi me ushqimin në fakt ka qenë vendosje silikoni në gjoks.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel