Drogë dhe armë në Skrapar, 11 të arrestuar

26/08/2016 09:05

Në Skrapar janë arrestuar 11 shtetas dhe janë asgjësuar 14 600 rrënjë kanabis sativa, në kuadër të një operacioni të policisë në fshatin Dobrenjë.

Shtetasit e arrestuar janë:
 
1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, banues në Tepelenë
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë
11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike në parcela të ndryshme. Në këto parcela u gjetën dhe asgjësuan nga forcat e policisë me anë të djegies 14600 rrënjë bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe dy armë zjarri të lojit automatik AK-47.

Top Channel