Çitaku në OKB: Serbia të heq dorë nga Kosova

25/08/2016 00:00

“Kosova është e gatshme të vazhdojë tutje, por Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova. Serbia duhet të kthehet në të kaluarën dhe të reflektojë. Për shumicën e fëmijëve që janë vrarë në Kosovë, kurrë askush nuk është gjykuar, edhe pse ka dëshmi se kush ishin kryesit e veprave”, ka thënë kështu ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka thënë se Kosova tashmë ka marrë udhën e shtet-bërjes dhe takimet si ky i sotmi në OKB janë më shumë humbje kohe se sa që sjellin ndonjë dobi.

“Kosova është një republikë e re që ballafaqohet me sfida, por s’duhet të ketë sfida si kjo, që të takohemi çdo tre muaj. Po e marrim kohën me çështje që nuk kanë shumë rëndësi, kjo kohë mund të përdoret për diçka më të mirë”, ka thënë Çitaku.

Përfaqësuesja e Kosovës ka thënë se vendi ka ende punë për të kryer në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Top Channel