Aktorja e Ghostbusters, Leslie Jones, ra pre e një sulmi online të hakerave. Foto nudo, dokumente personale, përfshirë këtu pasaporta dhe patenta u postuan në website-n e saj zyrtar justleslie.com , i cili më vonë u mbyll.

Mediat raportuan se gjithë informacioni ishte marrë nga adresa e saj e “Icloud”-it nëpërmjet të cilës kanë depërtuar në informacionin që kishte “Iphone” i saj.

48-vjeçarja u bë “hashtag”-u kryesor nëpër rrjete sociale, ku mijëra përdorues të “Twitter”-it apo “Instagram” shprehën mbështetjen e tyre për aktoren duke shkruar: Jem i me Leslien.

Aktorja, në muajin korrik, u kthye edhe objekt sulmesh raciste në internet. Regjisori i Ghostbusters Paul Feig tha se ky ishte një abuzim i madh me figurën e komedianes.

Por kjo nuk është hera e parë që një personazh publik kthehet në objekt të sulmeve të hakerave. Në vitin 2014, kompania “Apple” pranoi se fotografitë nudo të aktores fituese të Oskar, Jenniffer Laëerence u morën nëpërmjet adresës së saj të “Icloud” e më pas u postuan online.

Top Channel