Ronaldo, futbollisti më i mirë në Europë, zgjedh UEFA

25/08/2016 00:00

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i mirë në Europë për sezonin 2015-2016. Sulmuesi i Realit të Madridit la pas në garën për këtë trofe individual shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos”, Gareth Bale dhe sulmuesin e Atleticos së Madridit Antoine Griezmann.

54 gazetarët sportivë që përfaqësojnë secili një anëtar të UEFA-s vendosën që ky çmim të shkojë për lojtarin që ka fituar trofetë kryesorë gjatë sezonit të kaluar, Champions Leaguen dhe Kampionatin Europian Francë 2016.

“Është një privilegj për mua dhe dua t’i falënderoj gazetarët që më votuan. Shokët e skuadrës janë të rëndësishëm. Unë punoj çdo vit, por pa ndihmën shokëve të ekipit, kjo nuk do të ishte e mundur. Më duhet të përmend edhe Portugalinë sepse ishte triumfi i parë në histori. Kjo ishte ndryshe, sepse kam fituar Champions tri herë, por, fitimi me Portugalinë ishte kulmi i karrierës sime”, ka thënë Ronaldo.

Top Channel