Digjet punishtja e drurit në Fushë-Krujë, dëme të konsiderueshme materiale

25/08/2016 00:00

Një punishte druri është përfshirë nga flakë të mëdha gjatë ditës së enjte në Fushë-Krujë.

Mësohet se 5 zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll flakët e zjarri. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit në punishten e drurit janë ende të paqarta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel