Asani merr lejen e FIFA-s, sulmuesi do të luajë me Shqipërinë

25/08/2016 00:00

Lajm i mirë për kombëtaren Kuqezi të 21-vjecarëve prag të përballjes me Greqinë  në transfertë në kualifikueset e Euro 2017, por edhe për Kombëtaren e madhe. Sulmuesi i Vardarit të Shkupit, Jasir Asani, ka marrë përgjigjje pozitive nga FIFA për të përfaqësuar Shqipërinë në rang kombëtaresh.

Talenti i lindur në Shkup në vitin 1995, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, njoftoi se më në fund FIFA legalizoi vullnetin e tij. Ai shtoi më tej se ndihet shumë i lumtur që do të mund të konttribuojë për ngjyrat kuqezi.

Asani ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë U-19, U-20 dhe U-21, me të cilat është aktivizuar në 6 ndeshje duke shënuar një gol.

Më 22 janar të këtij viti debutoi me gol në një ndeshje miqësore me Shpresat e Shqipërisë, pikërisht ndaj Arabisë Suadite, por për ‘u aktivizuar në takimet zyrtare priste lejen e FIFA-s.

Trajneri Redi Jupi tashmë do të ketë një futbollist cilësor më shumë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2017 me Greqinë dhe izraelin, që do të përcaktojnë edhe pozicionin përfundimtar të kuqezinjve 21-vjecar në Grupin 4 kualifikues.

Jasir Asani është pjesë e skuadrës së parë të Vardarit të Shkupit që nga viti 2013, teksa në tre sezonet e fundit ka mundur të realizojë 15 gola në 50 ndeshje të kampionatit.

Top Channel