Roja bregdetare shpëton 6 persona në brigjet britanike

25/08/2016 00:00

Gjashtë persona janë gjetur nga rojet bregdetare në një gomone në afërsi të Doverit në Britani.

Pas kërkimeve me helikopter, u arrit të diktohej mjeti lundrues në Kanalin e La Manshit dhe personat që udhëtonin me të arritën që të shpëtoheshin.

Agjencia Detare Britanike MCA ishte sinjalizuar për praninë e një varke të vogel pranë brigjeve të Kentit orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton e përditëshmja britanike “The Sun”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, në zonë u dërgua helikopteri dhe personat u nxorrën shëndoshë e mirë në tokë, ku do të përballen tani me pyetjet e oficerëve të forcës kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel