Riçelet Panairi i Librit në Siri

25/08/2016 00:00

Dëshirën e sirianëve për të lexuar nuk e kanë zbehur as bombat. Edhe pse është i përfshirë prej 5 vitesh tashmë në një luftë të përgjakshme civile, vendi arriti të çelte panairin e tij të parë të librit që nga fillimi i krizës.

Në ceremoninë e hapjes, mbajtur në Librarinë Kombëtare “Al-Assad” të Damaskut, si shenjë e parë e normalizimit të gjendjes, nuk munguan zëvendëspresidenti Najah al-Attar e disa zyrtarë të tjerë qeveritare.

Al-Attar denoncoi ata që i kundërvihen Sirisë, siç tha ai, përmes shënjestrimit të fëmijëve, kolegjeve dhe mjaft strukturave të tjera arsimore. Panairi i librit, sipas numrit dy të qeverisë, do ta lejojë Sirinë të hedhë një hap drejt sigurimit përsëri të burimeve të dijes.

Në event morën pjesë rreth 75 botues sirianë. Panairi i librit, i cili u shoqërua edhe nga evente të tjera kulturore dhe artistike, do të qëndrojë i hapur deri në 3 shtator.

Top Channel