Itali, përmirësohet gjendja e shqiptarëve të plagosur

25/08/2016 00:00

Ambasada shqiptare në Romë, në vijim të ndjekjes së situatës së shtetasve shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues në qendër të Italisë, njoftoi gjatë ditës së enjte se shqiptarët e plagosur nga shembjet e banesave paraqesin një gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa për momentin nuk raportohen shtetas të tjerë shqiptarë të prekur nga kjo ngjarje.

Kështu, shtetasit e shtruar në spitalin “Gemelli” të Romës, Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro dhe Hatixhe Hasanaj janë në gjendje të mirë dhe pritet të lënë shume shpejt spitalin.

Gjithashtu, në prag të daljes është edhe shtetasja tjetër shqiptare e shtruar në spitalin e Rietit. Ndërsa e plagosura në gjendje më të rëndë, që po mbahet në Spitalin e L’Akuilës, gjatë ditës së enjte ka patur një gjendje më të qëndrueshme shëndetësore.

Ambasada shqiptare bën me dije se do të vazhdojë të ndejkë nga afër situiatën dhe ecurinë e shtetasve shqiptarë të plagosur nga tërmeti vrastar.

Top Channel