Rikthehet Jovetiç, Fiorentina pret sulmuesin nga Interi

25/08/2016 00:00

Pas tre vjetësh, Fioretina mund të rikthejë në skuadër Stevan Jovetiç, që duket se është gati për të lënë Interin dhe t’i bashkohet sërish familjes Della Valle.

Sipas Mediaset, klubi ziklatër ka arritur një marrëveshje me Fioretinën për të paguar vlerën e detyrimit pas një viti huazim, e cila ka skaduar pas aktivizimit në miqësoren e parë që Interi zhvilloi këtë verë.

Sipas të njëjtit burim, mes dy klubeve është zgjidhur edhe problem i pagës së malazezit.

Me gjithë ardhjen e De Bur te Interi, Jovetiç nuk arriti të gjente hapësirë, ashtu sikundër edhe kur Interi drejtohej nga Mançini.

Top Channel