Maradona kundër Messit: Teatër me largimin nga kombëtarja

25/08/2016 00:00

Diego Armando Maradona ka ndërruar mendim në mënyrë të papritur për Leo Messin dhe kjo në harkun kohor të pak ditëve. Në fakt, ish-Pibe de Oro është zbrazur në dëm të Messit në një emision radiofonik, pas vendimit të këtij të fundit për rikthimin me ekipin kombëtar.

“Nuk e di nëse kjo që bëri Messi ishte një mizanskenë për të harruar faktin që ka humbur 3 finale radhazi. Një herë tha që tërhiqet dhe në pak javë të bën të kuptosh se nuk e ka mendjen në rregull”, tha Maradona.

Por ndërkohë, legjenda argjentinase duket se ka vendosur të flasë kështu pasi gaboi në parashikimin e tij. “Unë besoj se Messi do t’i thotë ‘jo’ trajnerit Bauza për rikthimin në ekipin kombëtar. Pa dyshim, ky është mendimi im, mbase edhe gabohem”, tha ai disa javë më parë. Dhe në fakt, duket se vërtetë ish-Pibe de Oro ka gabuar.

Top Channel