SHBA, del me sukses transplanti më i shtrenjtë i fytyrës

25/08/2016 00:00

Një vit pasi iu nënshtrua transplantit më të kushtueshëm të fytyrës në histori, Patrick Hardison konfirmon suksesin e operacionit revolucionar.

Zjarrfikësi i Misisipit, fytyra e të cilit u dogj rëndë pasi çatia e një banese ra mbi të 15 vjet më parë, tha gjatë një konference për shtyp në Universitetin e Nju Jorkut se tashmë i janë hequr tubat e ushqimit dhe shikimi i tij është përmirësuar.

“Tani shoh mjafueshëm për të ngarë automjetin. Mund të çoj fëmijët e mi në shkollë dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Mund të fle më mirë. Në rrugë nuk m’i ngulin më sytë, çka do të thotë se jam bërë sërish një njeri normal që zhvillon aktivitete normale”, u shpreh Patrick.

Ai tregon se kishte zhvilluar një udhëtim me familjen e tij në Disney Ëorld në muajin qershor dhe se kishte notuar në pishinë me fëmijët për herë të parë në 15 vjet.

Hardison iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 26 orë vitin e kaluar. Ai mori fytyrën e 26-vjeçarit David Rodebaugh, një i apasionuar pas çiklizmit ekstrem nga Bruklini, i cili pësoi vdekje cerebrale pas një aksidenti.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel