Irlandë, kufizim interneti për priftërinjtë që përdorin aplikacionin për homoseksualë

25/08/2016 00:00

Kisha Katolike e Irlandës po mendon që të kufizojë aksesin në internet të atyre që do të bëhen priftërinj, pas zërave se studentët e rinj po takohen duke përdorur aplikacionin për homoseksualë që quhet Grindr.

Kisha po shikon edhe mënyra për të nxitur priftërinjtë e rinj që të rrinë më shumë me femra.

Në fillim të këtij muaji, Arqipeshkvi i Dublinit, Dr. Diarmuid Martin tha se ishte “i pakënaqur” nga zërat se studentët e Kolegjit St. Patrick në Mejnuth po përdornin këtë aplikacion, që, siç tha ai, “ushqen një seksualitet imoral”.

Kisha Katolike e Irlandës ka publikuar një komunikatë, ku thotë se do të rishikojë rregullat për përdorimin e internetit dhe shton se, “nuk ka vend në seminar për sjellje që bien në kundërshtim me mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit”.

Top Channel