Balotelli, pushime me vajzën e vogël dhe dy brune misterioze (Fotot)

25/08/2016 00:00

Nuk dihet se çfarë do të bëjë me karrierën e tij futbollistike, por Mario Balotelli duket se nuk e vret aspak mendjen për këtë.

Të martën, futbollisti që nuk i duhet Liverpulit, u pa duke shijuar pushimet në Kapri të Italisë së bashku me vajzën e tij të vogël Pia dhe me dy brune misterioze.

Sulmuesi 26-vjeçar u fotografua në një jaht luksoz, duke u treguar i përkushtuar ndaj vajzës së tij.

Mario Balotelli e ka vajzën me Rafaella Ficon. Atësinë nuk e pranoi deri në shkurtin e vitit të kaluar, kur testi i AND-së vërtetoi se Pia ishte në fakt fëmija e tij.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel