Champions League, kualifikohet City, Rostov eliminon Ajaksin

24/08/2016 00:00

Ekipi i drejtuar nga Pepe Guardiola nuk ka dhuruar të njëjtin spektakël të ndeshjes së kaluar në Rumani ku fitonte 5-0 ndaj Steaua Bukureshtit, por në ndeshjen e kthimit i ka mjaftuar vetëm një gol nga Fabian Delph në minutën e 56’ për të vijuar për në fazën e grupeve të Champions League me dy fitore në fazën e play off-it.

Zhgënjimi i kësaj faze ka qenë padyshim Ajaksi i cili është eliminuar në një mënyrë jo të përshtatshme për një ekip që ka fituar katër herë Champions League. Rusët e Rostov fituan 4-1 në fushën e tyre, ndërsa ndeshja e parë në Amsterdam ishte mbyllur 1-1.

Kualifikimi ka qenë akoma edhe më i lehtë për Borussia Monchengladbach e cila ka eliminuar  zviceranët e Young Boys, me rezultatin e përgjithshëm 9-2, pasi i fitoi të dyja ndeshjet: 3-1 në Zvicër dhe 6-1 në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë që Kopenhagen u kualifikua ndaj APEOL me rezultatin final 2-1.

E vetmja ndeshje që shkoi në kohë shtesë ka qenë ndeshja Salzburg- Dinamo e Zagrebit, ku pas mbylljes së kohës së rregullt 1-1, kroatët i janë falur një gol të algjerianit El Arbi Soudani më minutën e 95’ të shtesës që i siguroi Dinamos së Zagrebit vijimin për në fazën e grupeve të Champions League.

Me ndeshjet e së mërkurës është përmbyllur edhe faza e play off, të enjten do të hidhet shorti për fazën e ndeshjeve në grupe të Champions League.

Top Channel