Masat kundër Rusisë, Stoltenberg vizitë në Gjeorgji

24/08/2016 00:00

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi në datat 7 dhe 8 shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm gjeorgjian, Mikhail Dzhanelidze, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Sipas ministrit, gjatë kësaj vizite do të bëhet vlerësimi i reformave në Gjeorgji dhe përmbushja e vendimeve të marra në samitin e NATO-s në Varshavë.

Gjithësesi, në mediat perëndimore aludohet se në fokus të vizitës së Stoltenberg do të jenë masat ushtarake ndaj Rusisë, pas kërcënimeve të Moskës pas krizës në Ukrainë.

Vendet e Perëndimit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, janë shprehur disa herë për rritjen e pranisë së tyre ushtarake në Gjeorgji dhe vendet Baltike për t’i bërë ballë ekspansionit rus.

Top Channel