Që kur Franca e ndaloi me ligj mbulimin e plotë të femrave në plazh, shitjet online të atij që njihet si “burkini” janë rritur në 200%.

Australiania që ka meritën e shkrirjes së burkës dhe bikinit në një kostum, i cili lë të ekspozuara vetëm fytyrën, duart dhe këmbët poshtë, flet për një shtim të menjëhershëm të kërkesave.

Veshjet në fjalë, sipas 48 vjeçares nga Sidnei nuk përfaqësojnë ndrydhjen, por lirinë dhe të jetuarit shëndetshëm.

10 gra muslimane që mbanin burkini në plazh janë ndaluar nga policia në Kanë të Francës që prej vendosjes së rregullave të reja kundër mbulimit të trupit në 28 korrik.

Ky subjekt u bë akoma edhe më nevralgjik pas serisë së sulmeve që tronditën Francën, përfshirë këtu atë të Nisës ku u vranë 85 vetë. kryebashkiakët përgjithësisht konservatorë të qyteteve që kanë vendosur ta ndalojnë këtë veshje mendojnë se ajo sfidon ligjet laike franceze. Zanetti nuk e sheh kështu.

“Them se ata e kanë keqkuptuar situatën. Kur ne prodhojmë të tilla kostume, kjo është pjesë e integrimit tonë, është pjesë e një kombinimi të kulturave. Është pjesë e një zgjedhjeje që bëhet për të qenë i lirë, për të qenë i shëndetshëm e në formë, pjesë e aktiviteteve të përditshme, por edhe mbrojtjes së lëkurës. Unë jam australiane vetë, ama e di se çdo të thotë hixhabi, se  çdo të thotë perçja e çdo të thotë Islami”, shprehet Aheda Zanetti, krijuese e “burkini”-t.

Zanetti shpjegon se ideja fillestare ishte ajo e një kostumi i cili t’iu lejonte grave myslimane jetën e plazhit, por zgjedhja, sipas saj, në fund duhet të jetë e lirë e asnjë mashkull nuk duhet t’iu tregojë femrave se çfarë të veshin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel