“Fenomeni” Ronaldo kthehet te Reali

24/08/2016 12:40

Ronaldo Luis Nazario de Lima do të kthehet te Reali i Madridit. Detyra e tij e re do të jetë këshilltar i presidentit Florentino Perez dhe ambasador i klubit madrilen nëpër botë.

Punën e tij të re ish-sulmuesi i “Los Blancos” do ta nisë në ditët e para të shtatorit, 14 vjet pasi firmosi me Realin si futbollist i blerë nga Interi.

Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan dhe Corinthias kanë qenë ekipet e Ronaldos. Me Brazilin është shpallur kampion bote dy herë, duke luajtur 113 ndeshje e duke shënuar 73 gola.

Te Reali i Madridit, Ronaldo zhvilloi 177 takime, duke shënuar 104 gola.

Top Channel