Pique: Barcelona është skuadra më e mirë e Spanjës

24/08/2016 00:00

Gerard Pique deklaroi se Barcelona është skuadra më e mirë në Spanjë dhe ka shtuar se është disa shkallë më lart se të tjerët, duke thumbuar kështu rivalët e Realit të Madridit, kampionë në fuqi të Evropës.

Kur u pyet për ekipin favorit për të fituar këtë sezon të kampionatit spanjoll, mbrojtësi i katalanasve tha: “Jemi ne sepse jemi disa shkallë më lart se të tjerët”.

Në lidhje me pushimet e zgjatura që Luis Enrique i ka dhënë brazilianit Neymar, Pique deklaroi se është dakord me këtë vendim.

“Ka treguar që është një nga më të mirët në botë, ka mbajtur shumë presion dhe pushimi do të bëjë që të kthehet edhe më i motivuar”, u shpreh Pique.

Top Channel