Roma “çmendet” dhe humbet Champions-in

24/08/2016 00:00

Nuk ka Champions League për Romën. Skuadra italiane humbi në shtëpi ndeshjen e dytë ndaj Portos me rezultatin 0-3, ndërkohë që një javë më parë kishte barazuar 1-1 në Portugali. Ndikuan në rezultat dy kartonët e kuq të marrë nga verdhekuqtë.

Në disavantazh që në minutat e para të takimit, ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti nuk shënoi dot dy gola, por mori dy kartonë të kuq me De Rossin (39’) dhe Emersonin (51’), të cilët ndërhynë shumë rëndë ndaj kundërshtarëve.

Layun dhe Corona blinduan kualifikimin e Portos në fazën e grupeve.

Skuadrat e tjera të kualifikuara janë Monaco, Celtic, Ludogorets dhe Legia.

Top Channel